Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt thellimit të marrëdhënieve dypalëshe me nënshkrimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.
Ministria e Punëve të Jashtme bëri të ditur se Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Ministri i Punëve të Jashtme në detyrë i Panamasë, Carlos A.
Hoyos, e nënshkruan marrëveshjen në një ceremoni zyrtare.
Gjatë takimit u diskutua për procedurat për heqjen e vizave edhe për pasaportat e rregullta, si dhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, arsimi dhe turizmi.
Njëra nga pikat e marrëveshjes ishte organizimi i raundit të ardhshëm të konsultimeve politike në Prishtinë në fund të vitit 2026.
