Sot në gjykatë, Kushtrim Kokalla po jep mbrojtjen e tij për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.
Ai deklaroi se ka hyrë në kredi 25 mijë euro për Naim Murselin.
Kokalla gjithashtu tha se ka takuar Murselin dhe Granit Plavën.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Kokalla e mohon që u takua me Murselin dhe Plavën për kryerjen e vrasjes së Liridonës.





