Kushtrim Kokalla pohon se është takuar me Granit Plavën dhe Naim Murselin për vrasjen e Liridona Ademajt

Kushtrim Kokalla, njëri ndër të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, sipas gazetares së Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e ka pohuar se është takuar disa herë me Granit Plavën dhe Naim Murselin.

Megjithatë, para trupit gjykues, Kokalla mohoi se ka pasur ndonjë marrëveshje me Murselin dhe Plavën për të kryer vrasjen e Liridona Ademajt, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti nuk e ka pranuar që është takuar me dy të akuzuarit e tjerë për vrasjen e Liridonës. “Nuk kam pasur asnjë lidhje me këtë marrëveshje, për kryerjen e veprës”, u shpreh Kokalla.


- Advertisement -

Ai ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *