Të akuzuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla kanë dalë edhe sot para gjykatës në Kosovë.
Nën masa të rrepta sigurie, që të tre u sollën nga forca policore në gjykatore.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, po përcjell nga afër seancën gjyqësore, ku pritet që Kushtrim Kokalla të japë mbrojtjen e tij këtë të premte.
Ai ngarkohet se në bashkëkryerje me të pandehurit Naim Murseli dhe Granit Plava ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.





