Infermierja shtatzënë sulmohet nga qentë endacakë në QKUK: Detajet e fundit

Një specializante e Infektivës raportohet se është sulmuar nga qentë endacakë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht tek Klinika e Ortopedisë.

Kështu bëjnë të ditur burime të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka.

Bazuar në këto burime, mjekja e re është shtatzënë, dhe aktualisht po trajtohet në Klinikën Emergjente për plagë në kokë.


- Advertisement -

Kujtojmë se gazetarja Uka ka raportuar plot herë se si mjekët, infermierët e stafi i QKUK-së kanë pësuar nga qentë endacakë, në vendin ku punojnë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *