Një barnatore në Ferizaj u përfshi nga flakët në orët e mëngjesit të sotëm në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”.
Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin, ndërsa janë vërejtur dëme materiale.
Nuk ka persona të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.
Hetuesit dhe krimteknikët janë njoftuar për të bërë ekzaminimin e vendngjarjes.
Prokurori ka urdhëruar hapjen e rastit “Zjarrevënie”.





