Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka vlerësuar si historike fitoren e ‘Dardanëve’ ndaj Sllovakisë, duke siguruar kualifikimin në finalen e playoff-it për Kupën e Botës 2026 që do të zhvillohet më 31 mars ndaj Turqisë. ‘Dardanët tanë triumfuan në gjysmëfinalen e ‘play-off’-it, duke bërë një hap të madh drejt ëndrrës sonë të madhe.
Kjo ndeshje nuk ishte vetëm një sfidë sportive, por edhe një dëshmi e karakterit, sakrificës dhe shpirtit të pathyeshëm që e karakterizon Kombëtaren tonë,’ shkroi ai në një postim në Facebook.
Ademi gjithashtu uroi lojtarët dhe stafin për suksesin e arritur dhe falënderoi tifozët për mbështetjen. ‘Urimi për të gjithë futbollistët, stafin dhe tifozët që na mbështetën, duke shfaqur se Kosova nuk dorëzohet asnjëherë!
Vazhdojmë së bashku drejt finalja, me besim të plotë,’ përfundoi ai.
