Raporti mes Brikenës dhe Mateos është përfshirë nga tensione të forta gjatë dy ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5.
Pas disa mosmarrëveshjeve të njëpasnjëshme, marrëdhënia mes tyre nuk duket më e qetë, teksa xhelozia e shprehur e Brikenës për afrimitetin e Mateos me Selin ka shtuar edhe më shumë distancën.
Situata u ndërlikua edhe më tej pas një droni të ardhur së fundmi, i cili e turbulloi Brikenën.
Në mesazhin e tij sugjerohej se Mateo po e përdorte atë për lojë, gjë që rriti dyshimet dhe pasiguritë e saj ndaj partnerit brenda shtëpisë.
Megjithatë, në këtë atmosferë të tensionuar erdhi një vizitë e papritur.
Në kuadër të sfidës së mosreagimeve, motra e Mateos, Kejsi, hyri për pak çaste në shtëpi, duke sjellë një moment më të ngrohtë.
Ajo iu drejtua drejtpërdrejt Brikenës me fjalë mbështetëse dhe komplimente, duke tentuar të thyejë akullin e krijuar ditët e fundit.
Vizita nuk u ndal vetëm te fjalët e mira për Brikenën.
Para se të largohej, ajo i tërhoqi vëmendjen edhe vëllait të saj për zënkat e vazhdueshme.
Mesazhi i saj ishte i qartë: të dy duhet t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të shmangin ndikimet apo keqkuptimet që vijnë nga jashtë.
