Momente argëtuese në Big Brother VIP 5: Banorët përballen me sfida të papritura

Sfida e mosreagimeve ka sjellë sërish momente argëtuese në shtëpinë e Big Brother VIP 5, ku banorët janë vënë përballë situatave të papritura që testojnë durimin dhe vetëkontrollin e tyre.

Gjatë ditës së sotme, në ambientet e shtëpisë janë futur dy breshka, duke krijuar një atmosferë të pazakontë për banorët, të cilët janë përpjekur të mos reagojnë sipas rregullave të sfidës.

Megjithatë, situata ka marrë një kthesë komike kur Rogerti është trembur prej tyre, duke mos arritur të përmbajë frikën, ndërsa të tjerët mezi kanë mbajtur të qeshurën. “Vëllai i Madh nuk mundem, kam shumë frikë, nuk të gënjej”, dëgjohet të thotë ai, ndërkohë që Selin përpiqet ta ngacmojë me humor: “Ke frikë nga Edisa”.


- Advertisement -

Momenti ka vijuar me një tjetër situatë interesante, kur Vëllai i Madh i ka kërkuar Rogertit të shkojë në Dhomën e Rrëfimit.

Banori ka shprehur sërish frikën e tij, ndërsa Selin i është drejtuar duke i thënë se do të shkojnë bashkë.

Në momentin që iu afruan derës, ajo e ka trembur sërish, duke shkaktuar edhe më shumë të qeshura në shtëpi.

Ngjarja nuk ka përfunduar me kaq.

Edhe pasi Rogerti doli nga Dhoma e Rrëfimit, Selin ka vazhduar me shakatë e saj, duke e nxitur të kalojë pranë breshkave. “Se po i shtyp pa dashje”, u shpreh Rogerti me shqetësim, ndërsa Selin i përgjigjej qetësuese: “Janë larg, eja”.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *