Arrestohen dy burra në Ferizaj për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Në Ferizaj, policia ka kapur dy burra në rrugën ‘Gjon Sereqi’ për dyshimet se kanë kryer veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve.

Gjatë kontrollit, janë gjetur pesë qese me marihuanë te njëri prej tyre, ndërsa në shtëpinë e tij janë zbuluar 37 paketime të drogës së njëjtë.

Autoritetet kanë sekuestruar një telefon celular, një skuter, para të gatshme, si dhe 57 copë qese plastike për paketim të substancave narkotike.


- Advertisement -

Njëri prej të dyshuarve është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje.


- Advertisement -