Namik Drançolli, berberi nga Peja që për mbi 70 vjet e bën këtë zanat, tanimë ka edhe një hobi të ri.
Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci në një intervistë me 80-vjeçarin, tregoi se i moshuari çdo mëngjes u hedh ushqim zogjve.
Mblidhen këtu çdo mëngjes.
Ka një kohë shumë të gjatë që e bëj këtë veprim, tha axha Namik.
Zogjtë e duan gjithkë, ata kërkojnë veç me i këqyr.
Kur e dimë që njeriu e lyp vetë ushqimin, këta nuk dinë, tha Drançolli.





