Hyrije Qerkini, menaxhere e rastit të fëmijës pesëvjeçar nga Janjeva në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan, nuk ka pranuar të japë asnjë informacion rreth këtij rasti, me arsyetimin se po hetohet nga inspektorati i Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. Çfarë pune bëri Qendra për Punë Sociale në Lipjan, në këtë rast dhe sa e monitoroi, nuk na tregoi as drejtoresha Makfire Shamolli. “Rasti ka qenë pjesë e menaxhimit në kuadër të QPS-së në Lipjan, mirë po inspektorati është duke zhvillu inspektimin e lëndës dhe pak a shumë nuk më duket, shumë etike, me u lëshu në rast, sepse ata do të dalin me një konkludim në përfundim, në raport se çka është punu me rastin.
Mirë po normalisht që edhe ne jemi pjesë që emocionalisht nuk jemi ndje mirë, nuk e kemi pasë të lehtë, realisht, për hirë të punës dhe nevojave të qytetarëve është deshtë me u marrë me aktivitetet tona, por puna jonë është e tillë edhe nuk e kemi pasë të lehtë, edhe për hallkat tjera brenda institucionit që punojnë me raste të tilla dhe me rastin konkret”.
