“Zero A.D.: Lindja e Krishtit” është një nga filmat më të pritur të këtij viti, që pritet të arrijë në kinema gjatë muajit dhjetor.
Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë projekt filmik është prania e emrave të njohur të kinematografisë botërore si Jim Caviezel, Deva Cassel dhe Sam Worthington.
Një tjetër element interesant është se rolin e producentit ekzekutiv e ka shqiptari nga Kosova, Noli Molla.
Në pre-premierën e fundit të filmit në CineStar, Molla ndau disa detaje interesante rreth këtij produksioni, duke zbuluar buxhetin e nevojshëm për realizimin e tij, si dhe disa prapaskena të projektit dhe përfshirjen e tij në këtë produksion ndërkombëtar.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

