Banorët e Big Brother VIP Albania 5 janë vënë përballë një prej sfidave më të vështira të lojës, ‘sfida e mosreagimeve’, ku duhet të qëndrojnë plotësisht të qetë pavarësisht situatave që ndodhin rreth tyre.
Për ta bërë provën edhe më sfiduese, në shtëpi janë rikthyer përkohësisht ish-banorë të këtij edicioni, mes tyre Seno dhe Kristi, duke krijuar momente të papritura për konkurrentët aktualë.
Ndërkohë, produksioni ka testuar reagimet e banorëve edhe përmes një lajmi të rremë, ku pretendohej se DJ Gimbo ishte arrestuar.
Megjithatë, banorët janë përpjekur të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.
Një tjetër moment i papritur ka ardhur kur në monitor është shfaqur një foto e Mirit dhe Rogertit, duke lënë të kuptohet se ata ndodhen në nominim kokë më kokë.
I pari që e vuri re ishte Miri, i cili arriti të mos japë asnjë reagim.
Në të kundërt, Rogerti e ktheu situatën në një moment interesant.
Ai u ul në gjunjë, duke bërë sikur po lutej, dhe më pas iu afrua ekranit ku puthi foton, pikërisht anën ku ndodhej Miri. ‘Në rregull, mirupafshim’, u dëgjua të thoshte.
