Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit të Stenaldo Mëhillit nga Big Brother VIP Albania 5.
Në postimin e saj, Vesa shkruan: ‘Paska ik Stenaldo nga Big Brother.
Shumë do doja të ishte fitues këtë vit.
E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket’.
Ajo ka theksuar gjithashtu: ‘Gjithsesi një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën, tejkalon çdo gjë’.
Reagimi i Vesës ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përshkruar si një mesazh emocionues dhe mbështetës për Stenaldon.
Kjo tregon respektin dhe admirimin e saj për ish-banorin si dhe ndikimin që ai pati gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
I njëjti ndërkaq ishte në një televotim kokë me kokë me banorin tjetër, Mateo Borri.
