Barcelona në kërkim të sulmuesit të ri për të siguruar gola: Kë në shënjestër për afatverën?

Barcelona po punon me intensitet për të forcuar repartin ofensiv gjatë afatit veror, me synimin për të gjetur një sulmues që garanton gola.

Sipas mediave spanjolle, objektivi kryesor i katalanasve është Julián Álvarez, por transferimi i tij duket i vështirë për shkak të rezistencës së Atlético Madridit.

Si alternativa, në listë janë Joaquín Panichelli dhe Victor Osimhen, ndërsa drejtuesit e klubit po shqyrtojnë edhe largimin e njërit prej sulmuesve aktual, Robert Lewandowski apo Ferran Torres për të hapur vend në skuadër.


- Advertisement -


- Advertisement -