Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër B.J. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, dhe ndaj J.B. si përfaqësues i autorizuar i operatorëve ekonomik “M.B.G.” Sh.P.K dhe “A.P.” Sh.P.K për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri B.J. ka tejkaluar kompetencat dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik duke përpiluar raporte fiktive në projektin “Ndërtimi i infrastrukturës në fshatin Vlashnje” duke shkaktuar dëm material në vlerë prej 18,765.00 euro për Komunën e Prizrenit.
I pandehuri J.B. ka vepruar përfitim pasuror në bashkëpunim me B.J. duke shkelur procedurat e prokurimit publik.
Prokuroria ka propozuar që të pandehurit shpallen fajtorë dhe dënohen sipas ligjit pas shqyrtimit gjyqësor.
