Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka kujtuar 49 martirët e vrarë nga pushtuesi serb në 27-vjetorin e rënies së tyre në Brestoc.
Latifi tha se gjashtë martirë ende rezultojnë të zhdukur, lufta për liri nuk ka pushuar, ‘sepse pushtuesit e kanë zëvendësuar njëri-tjetrin dhe secili ka qenë më i egër se tjetri’. ‘Këtë egërsi e pagoi shtrenjtë edhe Brestoci, fshat që ka numër të madh të të martirizuarve, por nga ky fshat kanë dalë edhe shumë luftëtarë e veprimtarë, të cilët e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes.
Po ashtu, në fushë të nderit kanë rënë 5 dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend.
Lavdi 5 dëshmorëve, 49 martirëve të Brestocit, në mesin e të cilëve edhe 6 personave të pagjetur!’, ka shkruar i pari i Rahovecit.
