Rast i therjes me thikë në Fushë Kosovë: Dy të lënduar në një lokal, fillon hetimi për ‘Lëndim i rëndë trupor’

Një incident i therjes me thikë ka ndodhur në orët e hershme të së mërkurës në rrugën ‘Shefki Kuleta’ në Fushë Kosovë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi se dy persona janë lënduar në një lokal, ku dyshohet se është përdorur thikë dhe sprej.

Të dy të lënduarit janë trajtuar mjekësisht dhe një hetim është nisur për ‘Lëndim i rëndë trupor’, sipas rekomandimit të prokurorit të shtetit.


- Advertisement -


- Advertisement -