Masakra në Krushë të Madhe: 27-vjetori i një tragjedie të heshtur në Kosovë

Nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën, dhe sot shënohet 27-vjetori i kësaj masakre.

Masakra në Krushë të Madhe është më e madhja në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Për fat të keq, ende vazhdojnë të jenë të pagjetur shumë persona nga Krusha e Madhe.


- Advertisement -

Masakra në Krushë të Madhe ishte pjesë e aktakuzës për krime lufte kundër kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe disa udhëheqëseve të tjerë politikë e ushtarakë serbë, por askush nuk është dënuar drejtpërsëdrejti për krimet e kryera në këtë fshat.


- Advertisement -