Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë i kërkuari për grabitje.
Policia bën të ditur se personi i kërkuar për grabitje është ekstraduar nga Gjermania në Kosovë, pasi i kishte shmangur drejtësisë.
Shtetasit Kosovar S.N. u ekstradua nga Gjermania në Kosovë më datë 24.03.2026 për veprën penale të grabitjes.
Autoritetet gjermane e kishin arrestuar pas kërkesës së INTERPOL-it.
Bashkëpunimi mes institucioneve të Kosovës dhe Gjermanisë ka mundësuar realizimin e ekstradimit.
Pas ekstradimit, i dyshuari u dorëzua në policinë e Mitrovicës për procedurat ligjore të mëtejshme.





