Nëna e dëshmorëve tregon se si ndien mungesën e djemve: “Oh moj nanë është kah rrezon dielli”

Rukë Haradinaj, nëna e cila ia dha lirisë së Kosovës Luanin e Shkëlzenin, në një rrëfim tejet emocional tregoi se si çdo ditë e ndjenë mungesën e djemve dëshmorë.

Ajo foli se si “ju flet” varreve të tyre duke ndarë momente të dhimbshme me të bijtë e saj. “Si të çohem këtu te kulla, e çeli dritaren.

U bie dielli.


- Advertisement -

Oh moj nanë është kah rrezon dielli, po diell i mirë ju paska ra.

Të lumët ju që e keni rreze dielli tana herët.

Se janë shku për vend të vet”, tha ajo në një intervistë në T7 transmeton Klankosova.tv.

Nëna Rukë, pos Shkëlzenit dhe Luanit, pas lufte e humbi edhe djalin e saj Enverin.

Sot u shënua 28 vjetori i Epopesë së UÇK-së së Dukagjinit, duke kujtuar me krenari të rënet dhe sakrificën e luftës për liri.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *