Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka ndarë një kujtim të ndjeshëm në njëvjetorin e vdekjes së vëllait të tij, duke e shprehur në një postim në Facebook dhe duke e shoqëruar me një foto.
Ai shkruan: “Trim, një foto e një dite në të cilën po festonim, e bashkë i buzëqeshnim ditëve të kaluara e të lehta!
Tash e dy vjet me një forcë shtesë, pa frikën që ka me pasur ditë më të vështira… se ato i mori me vete atje te rroqko.
Sot zgjodha jo për të dhënë fund, por për të folur e festuar për jetën tonë të shpejtë e të rrufeshme!
Trim Burri, kam për ty dashuri dhe respekt për jetën tonë.
Deri herën tjetër Trim.”





