Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Zoran Stankoviq për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.
Gjykata vlerësoi se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate për të siguruar zhvillimin e papenguar të procedurës penale.
Institucionet e sigurisë dhe të hetuesisë e kanë prangosur të dyshuarin Zoran Stankoviq për krime lufte gjatë viteve 1998-1999.
Stankoviq ishte prej kohësh nën përcjellje nga autoritetet e Kosovës.





