Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, takohet me Ministrin e Sportit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani.

Rama përmes një postimi në Facebook tha se ky takim u bë në mënyrë që institucionet të koordinohen rreth organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e kësaj ngjarjeje.


- Advertisement -

Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli.

Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *