Ndërmarrja Trepça ka njoftuar se ka marrë vendim për të larguar përkohësisht katër punëtorë për shkelje të rënda të disiplinës.
Sipas njoftimit, një nga arsyet kryesore është se tre nga punëtorët flinin në vendin e punës gjatë ndërrimit të tretë. “Me datën 18.11.2026, Kryeshefi Ekzekutiv i Trepça Sh.A. ka nxjerrë Vendimin për largimin e përkohshëm nga puna të: z.
I.
B., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg; z.
M.S., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg; z.
M.
Sh., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg; z.
P.
M., punonjës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg.
Vendimi është marrë pas konstatimit të shkeljeve të rënda të disiplinës në punë gjatë ndërrimit të tretë, përfshirë fjetjen në vendin e punës, raportimin e pasaktë të gjendjes së punonjësve dhe moskryerjen e detyrave mbikëqyrëse,” thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.
Siç theksohet në njoftim, çështja është dërguar në Komisionin Disiplinor për shqyrtim dhe vendimmarrje në përputhje me rregulloret e Trepça Sh.A.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

