Sophie Rain është një nga krijueset më të suksesshme në platformën OnlyFans.
Në fillim, familja e saj nuk e përkrahte karrierën e saj dhe për disa muaj nuk komunikuan me të.
Me kohë, qëndrimi i tyre ndryshoi, dhe Rain u mundësua që të investonte pjesë të të ardhurave të saj për të siguruar pensionin e prindërve dhe t’u blejë shtëpi të re.
Ajo ka fituar rreth 37 milionë euro, përfshirë një pagesë prej mbi 3.5 milionë eurosh nga një fans i vetëm.
Ajo thekson se ky sukses nuk është i zakonshëm dhe nuk këshillon njerëzit të braktisin punët e tyre normale nëse nuk kanë ndjekës të shumtë.
Për rrugën e saj drejt suksesit, Rain mori shembull nga motra më e madhe, Sierra, e cila ishte e para në familje që krijoi profil në OnlyFans.
Ajo ndihmoi Rain të lidhej me një mentor që e këshilloi si të ndërtonte praninë në rrjetet sociale dhe si të drejtonte ndjekësit te profili i saj në OnlyFans.
Falë kësaj, suksesi dhe pasuria erdhën shpejt.
Fillimisht, familja e saj ishte skeptike, duke menduar se Rain merrej me pornografi, por pas një bisedë të hapur ku Rain sqaroi llojin e përmbajtjes që ofron, ata e pranuan dhe mbështetën.
Tani janë shumë të afërt, dhe pjesë e të ardhurave të saj u ka mundësuar prindërve të shkojnë në pension dhe të blejnë një shtëpi të re.
