Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka nderuar 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, duke e vlerësuar si një ngjarje e shquar në historinë tonë.
Epopeja e Dukagjinit simbolizon qëndresën, sakrificën dhe vendosmërinë për liri të popullit.
Lufta e Gllogjanit tregoi se nuk ka forcë që mund ta ndalë një popull të vendosur për liri.
Beteja e Gllogjanit e bëri të qartë se UÇK-ja ishte një ushtri e lindur nga populli dhe e shtrirë në gjithë Kosovën.
Drejtësia e kauzës sonë mori mbështetje ndërkombëtare dhe çoi në ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave serbe, duke bashkuar sakrificën tonë me ndërgjegjen botërore.
Sot, Ushtria e Kosovës është një garanci për mbrojtjen e territorit dhe për paqe, duke parandaluar përsëritjen e gjenocidit të viteve 1998-1999.
Nderimet më të larta për Epopenë e Dukagjinit, lavdi dëshmorëve dhe të gjithë atyre që ranë për liri!
