Bastisje në Terrstenë të Kamenicës: Sekuestruar 30 trupa dru teknikë dhe arrestuar pesë persona

Në Terrstenë të Kamenicës janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë dhe një kamion.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku thotë se aksioni u zhvillua pasi disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Kosovë, dru teknikë.

Lidhur me rastin, janë arrestuar pesë persona. “Terrstenë, Kamenicë / 23.03.2026 – 15:00.


- Advertisement -

Pas hetimeve të zhvilluar është vërejtur se disa persona kanë tërhequr nga Serbia në Republikën e Kosovës dru teknik.

Me vendim të prokurorit janë kryer bastisje në tri lokacione ku janë gjetur dhe sekuestruar 30 trupa dru teknikë, një sasi e dërrasave, 4 traktorë, dhe një kamion që dyshohet se janë shfrytëzuar për kryerjen e veprës.

Me vendim të prokurorit pesë të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *