Rritja e çmimit të naftës ka shqetësuar qytetarët e Kosovës.
Lidhur me këtë shqetësim, po sugjerohen katër masa urgjente që duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve.
E për këtë, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, tha se heqja e TVSH-së dhe ajo e akcizës nuk mund të ndodhin.
Kusari-Lila theksoi se po mundohen që çmimet mos të rriten edhe më shumë, derisa e para e MINTI-t shtoi se ulje mund të ketë nëse kjo ndodh edhe në tregjet ndërkombëtare.
Mirëpo, juristi Bardhyl Hasanpapaj tha se heqja e TVSH-së është mjaft e lehtë.
Madje, në “Rubikon” të Klan Kosovës, ai tha se duhet që sa më shpejtë të merren veprime nga pushteti. “Çështja e TVSH-së, sado që e tha edhe zonja Kusari-Lila që është e vështirë për t’u hequr, nuk është shumë problem për t’u hequr, sepse hiqet përkohësisht, hiqet për ndonjë kategori të caktuar, e kështu me radhë”.
