28 vjet nga Epopeja e Dukagjinit: Homazhe për Dëshmorët në Gllogjan

Sot përjetohet 28-vjetori i betejës së UÇK-së në Gllogjan, njohur si ‘Epopeja e Dukagjinit’ e ndodhur më 24 mars 1998.

Në këtë betejë u përballën UÇK-ja dhe forcave serbe teksa rrethonin Gllogjanin, raporton Klankosova.tv.

Kjo betejë u zhvillua në shtëpinë e familjes Haradinaj, ku dëshmorë u bënë Him Haradinaj, Gazmend dhe Agron Mehmetaj.


- Advertisement -

Komuna e Deçanit dhe OVL-UÇK organizojnë aktivitete për të nderuar këtë ngjarje.

Nisur nga ora 11:00, do të mbahen homazhe në Kompleksin Memorial ‘Dëshmorët e Kombit’ në Gllogjan, ndjekur nga manifestimi i Epopesë së Dukagjinit në ora 12:00.

Pas kësaj, në ora 13:00 do të ketë program artistik te Kulla e Haradinajve.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *