Njoftimi nga Policia e Kosovës është se rreth orës 21:00 u raportua për të shtëna me armë zjarri në rrugën “B” në Prishtinë.
Pas njoftimit, njësitet policore u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku u konfirmua se një mashkull ishte plagosur dhe kishte nevojë për trajtim mjekësor.
Aktualisht, policia ka filluar hetimet për zbardhjen e rastit dhe është në kërkim të personit të dyshuar, i cili është identifikuar.





