Një këmbësore është goditur nga një motoçikletë sot në Prishtinë, në rrugën e UÇK-së, rreth orës 18:00.
Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytet, konfirmoi lajmin për Klankosova.tv.
Pllana njoftoi: ‘Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën UÇK në Prishtinë.
Një person ka pësuar lëndime dhe është trajtuar mjekësisht.
Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit.’





