Presidentja Vjosa Osmani takohet me ambasadorin e Gjermanisë për të diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Ndër të tjera, Osmani ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe shprehu mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në proceset kyçe të shtetndërtimit, zhvillimit demokratik dhe avancimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.


- Advertisement -

Me këtë rast, presidentja e falënderoi ambasadorin Rudolph për kontributin e tij personal në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë gjatë mandatit të tij, duke rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur të Kosovës aleancën strategjike me Gjermaninë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *