Për të shënuar 75-vjetorin e themelimit të Arkivit të Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ka përgatitur një program njëjavor aktivitetesh deri më 27 mars 2026.
Ngjarja përfshin tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrje ndërkombëtare, hapje ekspozitash, akademi solemne, shfaqjen e dokumentarit “75 vjet Arkivi i Kosovës-kujtesë, dokument, histori”, dhe program artistik nga Kuinteti harkor i Filharmonisë së Kosovës.
Në datat 25, 26, 27 mars 2026, do të zhvillohet tradicionalisht ”Java e Arkivit të Hapur”, ku studentë, nxënës, studiues dhe të gjithë të interesuarit do të kenë mundësinë të njihen me punën dhe aktivitetet profesionale të arkivit.





