Ferma VIP fillon me Arbana Osmanin në krye dhe panel me opinionistë të njohur

Ferma VIP nis zyrtarisht këtë të premte, duke rikthyer Arbana Osmanin në drejtimin e një prej formateve më të mëdha televizive.

Tashmë janë bërë publikë opinionistët e spektaklit.

Përmes faqes zyrtare në Instagram, Ferma VIP ka konfirmuar panelin që do të shoqërojë këtë edicion.


- Advertisement -

Einxhel Shkira do të jetë një nga opinionistet, e njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta dhe komentet pa filtra.

Në krah të saj do të jetë Armina Mevlani, e cila pritet të sjellë një qasje më të qetë dhe analitike.

Pjesë e panelit është edhe Ermal Mamaqi, i cili pritet të shtojë dozën e humorit dhe ironisë në diskutimet e spektaklit.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *