DJ Gimbo ka biseduar për herë të parë në Fan Club rreth raportit të tij me familjarët e partneres së tij, Selin Bollatit.
Ai shprehet se ka kontakte me ta pas daljes nga formati dhe gëzon respekt të madh.
Dj Gimbo është i lumtur për marrëdhënien e tyre dhe thotë se çdo gjë është në dorën e tyre. ‘Kam biseduar me të gjithë familjarët e Selinit.
Gëzoj respekt të madh për ta, po ashtu edhe ata për mua’, u shpreh ai.
Në vijim, ai shton: ‘Më ka pëlqyer shumë vlerësimi i tij ndaj meje, më ka parë me atë sy, qëllimi im për asnjë moment nuk ka qenë i keq.
Normal me ta jam ndjerë si me i njoh që 100 vite.
Kam raporte shumë të mira me ta’.
Për vëllanë e Selin, Onon, ai thotë se e ka si shok dhe se është fjali flori.
