Real Madridi ka filluar të mendojë për pasuesin e Antonio Rudiger, nëse mbrojtësi gjerman vendos të largohet nga “Santiago Bernabeu” në fund të këtij sezoni.
Sipas gazetarit spanjoll Jorge Picon nga Radio Marca, duket se ky do të jetë sezoni i fundit i Rüdigerit në Madrid.
Kontrata e tij skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe, sipas burimeve, klubi tashmë po e pranon largimin e tij.
Në rast se ndarja ndodh pas pesë vitesh, madrilenët do të duhet të gjejnë një zëvendësues.
Picon thekson se në listën e lojtarëve që po monitorohen janë katër emra: Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit, Finn Jeltsch i Stuttgartit, Alessandro Bastoni i Interit dhe Jacobo Ramon i Comos.
Ky i fundit do të ishte opsioni më ekonomik për Real Madridin.
Klubi spanjoll kishte përfshirë një klauzolë riblerjeje në marrëveshjen e shitjes së 21-vjeçarit te Como për verën e vitit 2025, e cila raportohet të jetë rreth nëntë milionë euro.
Ndërkohë, transferimi i tre emrave të tjerë do të kërkonte një investim më të madh.
Schlotterbeck rinovoi kontratën me Borussia Dortmundin në fillim të verës dhe është i lidhur me klubin deri në vitin 2031.
Megjithatë, një klauzolë lirimi mund t’ia mundësojë largimin verën e ardhshme për një shumë prej 50 deri në 60 milionë eurosh.
Kontrata e Jeltsch me Stuttgartin është e vlefshme deri në vitin 2030, ndërsa ajo e Bastonit me Interin deri në vitin 2028.

