Prokuroria Themelore në Pejë kërkon paraburgim për autorin e vrasjes së Faruk Jusufit

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të pandehur për vepër penale “Vrasje e rëndë”.

Seanca e procedurës paraprake pritet të mbahet sot në ora 17:00.

Pasditen e së shtunës, ndodhi një vrasje ku Faruk Jusufi u qëllua me armë zjarri nga vëllai i tij.


- Advertisement -

Ai nuk arriti t’i përballojë plagët dhe i njëjti kishte arritur pa shenja jetë në spitalin e Pejës.

Sot varroset 49-vjeçari që u vra nga vëllai i tij në Bokshiq të Klinës.


- Advertisement -