Sot, vendi u trondit pas një ngjarje tragjike në Bokshiq të Klinës, ku një person dyshohet se ka privuar nga jeta vëllanë e tij, Faruk Isufin.
Qëndresa Tërshani, gazetarja e Klan Kosovës, ka mësuar se vëllezërit nuk kanë folur me njëri-tjetrin për tre vite.
Ngjarja u nis në oborrin e tyre, ku ndodhi një fjalosje, dhe më pas viktima u sulmua me armë.
Autori i krimit është futur në shtëpi, ka marrë armën dhe ka shtënë disa herë.
Policia dhe Prokuroria janë duke hetuar rastin.





