Nicole Kidman dhe aktori i famshëm australian Simon Baker thuhet se kanë kaluar më shumë kohë së bashku që kur Kidman i dha fund martesës së saj me këngëtarin Keith Urban.
Ata madje u fotografuan duke mbajtur duart në premierën e serialit të tyre të ri.
Burime i thanë se aktori dhe fituesi i çmimit Oscar janë rilidhur dhe miqësia e tyre po shndërrohet në diçka më të ngushtë.
Afërsia mes tyre u vu re gjatë daljeve dhe eventeve të përbashkëta në Australi.
Nicole ndihet rehat me Simonin, i cili i ofron asaj miqësi dhe mirëkuptim.
Në trillerin ‘Scarpetta’, Kidman luan rolin e patologes mjeko-ligjore Dr.
Kay Scarpetta, ndërsa Baker luan rolin e bashkëshortit të saj, Benton Wesley.
Ata u shfaqën si çift i martuar në serialin ‘Roar’.
Nicole dhe Simon njiheshin përpara se të fillonin të punonin së bashku, pasi ajo ishte kumbara e djalit të tij nga martesa e mëparshme. Çifti ishte i martuar nga viti 1998 deri në vitin 2020.
