Reagimi i Ramush Haradinajt për rastin e vrasjes në Klinë: ‘Faruku ishte bashkëluftëtari dhe aktivisti i respektuar i AAK-së’

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me rastin e vrasjes në Klinë ku Faruk Isufi dyshohet se u privua nga jeta nga vëllai i tij.

Haradinaj në Facebook shkruan se Farukun e kishte bashkëluftëtar si dhe i njëjti ishte edhe aktivist i hershëm i AAK-së. ‘I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina.

Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.


- Advertisement -

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër’. ‘Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve, bashkëluftëtarëve dhe kolegëve në Aleancë.

Faruku u prehtë në paqe’, shkruan ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *