Sot në Bokshiq të Klinës një person ka mbetur i vrarë, njofton Klankosova.tv.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, ka dhënë detajet e tjera lidhur me rastin në fjalë. ‘Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-vjeçare.
Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda’, ka thënë Nikçi për Klanin. ‘Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion’. ‘Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçaur të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale’.
