Bastian Schweinsteiger Lavdëron Brajan Grudën si Futbollist të Nivelit Botëror

0
2
- Advertisement -

Legjenda e futbollit gjerman, Bastian Schweinsteiger, nuk e kurseu vlerësimin për talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, duke e veçuar atë mes futbollistëve që mund të sjellin ndryshimin në lojë.

Ish-kapiteni i Gjermanisë dhe njëri prej emrave më të njohur në botën e futbollit, dha një vlerësim të jashtëzakonshëm për Brajan Grudën.

Në një prononcim për televizionin gjerman “ARD”, ish-mesfushori i Bayern Munichut dhe Manchester Unitedit e vuri në dukje talentin e Grudës, duke e cilësuar si futbollist të nivelit botëror.

Schweinsteiger fol gjithashtu me superlativa edhe për Florian Wirtzin dhe Scherhantin, por veçanërisht ishte Gruda ai që mori vlerësimin më të madh nga legjenda gjermane. “Është një ëndërr të kesh në skuadër futbollistë si Wirtz, Scherhant apo Gruda.

Ata janë lojtarë që bëjnë diferencën.

Ky i fundit është i nivelit botëror”, deklaroi Schweinsteiger.

- Advertisement -

Ky vlerësim nga një emër kaq i njohur si Schweinsteiger përbën një kompliment të madh për Grudën, i cili vazhdon të konsiderohet si një prej talenteve më premtuese të futbollit gjerman.

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here