Autoritetet në Peru kanë arrestuar shtetasin shqiptar Maglent Dybeli në një operacion kundër trafikut të drogës.
Ai dyshohet si financues dhe drejtues i një bande kriminale që merret me grumbullimin dhe eksportin e kokainës drejt Evropës.
Sipas hetimeve, Dybeli përdorte identitet të rremë me shtetësi italiane për të fshehur aktivitetin e tij.
Gjatë operacionit në Callao, policia arrestoi edhe disa bashkëpunëtorë dhe sekuestroi 98 pako me kokainë.
Hetimet zbuluan një rrjet të organizuar që përfshinte transportin e drogës nga zona të ndryshme, si dhe koordinimin me grupe në Kolumbi për të siguruar eksportin nga portet kryesore.
Rrjetet kriminale shqiptare dhe ballkanike janë aktive në Amerikën Latine që nga fundi i viteve ’90, duke bashkëpunuar me prodhues dhe kartele lokale për furnizimin e tregut evropian me kokainë, ndërsa hetimet për këtë rast vazhdojnë.
