Donald Trump lavdëron Chuck Norrisin si një njeri të madh dhe të fortë

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri të madh” dhe “të fortë si çelik”.

I pyetur për mendimin e tij lidhur me vdekjen e Norrisit në moshën 86-vjeçare, presidenti amerikan u shpreh: “Nuk do të doje të rreheshe me të, po ta them unë”. “Vërtet një njeri i mirë dhe shumë i fortë”, u tha Trump gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Trump shtoi se Norris, një republikan i bindur, ishte një “mbështetës i madh”. “I përcillni familjes së tij respektin më të lartë”, shtoi presidenti Trump.


- Advertisement -

Aktori i njohur holivudian, Chuck Norris, vdiq të premten në moshën 86-vjeçare.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *