Myftiu i Kosovës, Naim ef.
Tërnava, ka publikuar veprën e tij më të re me titull “Ahlaku, burimet, parimet dhe formimi i karakterit moral të njeriut”.
Lajmi është bërë i ditur nga Ramadan Shkodra, i cili përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se ia ka prezantuar Myftiut këtë botim më të ri të shtëpisë botuese “Dituria Islame”.
Sipas Shkodrës, kjo vepër trajton etikën islame dhe formimin moral të njeriut, duke ardhur në një botim të ripunuar dhe të pasuruar me përmbajtje të reja.
Ai gjithashtu ka njoftuar se nga vetë autori ka pranuar kopjen e parë të librit, të nënshkruar me autograf.
Në mesazhin e tij, Shkodra i ka shprehur mirënjohje Myftiut Tërnava, duke uruar që libri të jetë i dobishëm për lexuesit dhe të kontribuojë në përhapjen e dijes, etikës islame dhe formimit moral.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

