Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ka bërë të ditur se janë finalizuar të gjitha procedurat lidhur me rastin tragjik në bashkëpunim me familjarët e viktimave dhe autoritetet austriake.
Trupat e pajetë të shtetasve të Kosovës janë nisur për në Kosovë.
Ambasada ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe ka falënderuar bashkatdhetarët për solidaritetin në këtë moment të vështirë.





