Traileri i filmit ‘Spider-Man: Brand New Day’ është shënuar tashmë në histori si traileri më i shikuar i të gjitha kohërave.
Videoja e publikuar nga kompania Sony Pictures të mërkurën në mëngjes arriti deri në 718.6 milionë shikime në 24 orët e para (gjithsej në të gjitha platformat).
Kjo tejkaloi rekordin e mëparshëm të mbajtur nga trailer-i i ‘Deadpool & Wolverine’ me 365 milionë shikime. Është interesante që filmi i ri ‘Spider-Man’ ka mbledhur tashmë 373 milionë shikime në tetë orët e para, duke tejkaluar kështu rezultatin e filmit ‘Deadpool 3’, traileri i të cilit u prezantua gjatë Super Bowl në vitin 2024.
Përpara kësaj, rekordi mbahej nga traileri i ‘Spider-Man: No Way Home’ i vitit 2021 me 355.5 milionë shikime brenda një dite.
