Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka kërkuar që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke vlerësuar se procesi aktual nuk ka prodhuar rezultate konkrete.
AARC theksoi se dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë të stërzgjatur dhe pa rezultate të prekshme.
Në një takim me zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit, u vuri në pah se mungesa e progresit lidhet edhe me mungesën e vullnetit nga pala serbe.
AARC tha se një ndryshim i qasjes është i domosdoshëm për të arritur progres real.
Gjithashtu, u diskutua marrëdhënia e fortë me Shqipërinë si aleate e besueshme e ShBA-së dhe progresi i SPAK-ut në luftën kundër rrjeteve të krimit të organizuar të lidhura me Amerikën e Jugut.
AARC theksoi se mbetet e përkushtuar që perspektivat shqiptare të përfaqësohen qartë në Uashington dhe angazhimi amerikan në rajon të vazhdojë të promovojë stabilitetin, llogaridhënien dhe prosperitetin afatgjatë.
